Dokumentari në Netflix zbulon arsyen, si u shkatërrua marrëdhënia mes Casillas dhe Mourinhos pas telefonatës me Xavin
Marrëdhënia mes Iker Casillasit dhe Jose Mourinhos gjatë periudhës së parë të trajnerit portugez te Real Madridi ishte përkeqësuar ndjeshëm pas një telefonate të ish-kapitenit madrilen me kapitenin e Barcelonës, Xavi Hernandez, në përpjekje për të ulur tensionet mes lojtarëve të kombëtares spanjolle.
Detajet e përplasjes janë bërë të ditura në dokumentarin e Mourinhos në Netflix, ku trajneri portugez e kishte kundërshtuar fuqishëm vendimin e Casillasit për të kontaktuar Xavin.
“Ky është një Barcelona-Real Madrid. Kur jeni me kombëtaren, mund të putheni dy herë, por jo tani. Tani është luftë”, kishte deklaruar Mourinho.
Ai kishte vazhduar me kritikat ndaj kapitenit të atëhershëm të Real Madridit: “Ka gjëra që nuk i pranoj dhe nuk do t’i pranoj kurrë. Kur dikush nuk më respekton, atëherë bëhet problem".
Casillas, nga ana tjetër, e kishte mbrojtur vendimin e tij, duke shpjeguar se situata ishte jashtëzakonisht e ndërlikuar për shkak të rolit që kishte si kapiten i Real Madridit dhe i Kombëtares së Spanjës.
“Ajo situatë ishte e komplikuar, sepse ishe kapiten i Real Madridit dhe kapiten i Kombëtares së Spanjës. Përballeshe me bashkëlojtarë që ishin kundërshtarët e tu në fushën e futbollit, por më pas ishin përsëri bashkëlojtarët e tu me kombëtaren”.
Përplasja mes dy figurave kryesore të Real Madridit ndikoi shpejt edhe në atmosferën brenda dhomës së zhveshjes. Ish-lojtari i klubit, Sami Khedira, kujtoi se situata ishte përshkallëzuar në mënyrë dramatike.
“Iker ishte një legjendë e Real Madridit dhe tifozët e adhuronin. Mourinho e la në stol dhe nuk fliste me të, ndërsa fliste keq për të në media. Dhoma e zhveshjes u shndërrua në një ferr”.
Sipas gjermanit, pasojat nuk u kufizuan vetëm te marrëdhënia Mourinho-Casillas. Përplasja ndikoi edhe në raportet e trajnerit me disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, përfshirë Cristiano Ronaldon dhe futbollistët spanjollë.
“Pas kësaj, marrëdhënia mes Jose dhe shumë lojtarëve, si Cristiano Ronaldo dhe futbollistëve spanjollë, u prish. Dhe këta lojtarë ishin shumë të rëndësishëm për atmosferën në dhomën e zhveshjes, e cila u helmua”, kujtoi Khedira.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128