Zjarr në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, flakët përhapen me shpejtësi

11 August 2026, 15:20 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarr në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, flakët

Një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së dendur.

Në terren janë angazhuar rreth 20 forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, efektivë dhe punonjës të zonave të mbrojtura, si dhe vullnetarë të zonës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrje dhe angazhim maksimal nga strukturat përgjegjëse, me qëllim vënien sa më shpejt nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera të parkut.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.

Po ndodh...