Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Milot-Rrëshen, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Milot-Rrëshen.
Sipas policisë, një i ri nga Kosova, 25-vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë, makina ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Milot-Rrëshen”, shtetasi kosovar P. S., 25 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe, si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.”– njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128