Prokuroria liron 74-vjeçarin e ndaluar në Krujë: Nuk ka asnjë provë, u gjet duke fikur zjarrin

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e Qemal Berhamit, të moshuarit, që u ndalua nga policia si shkaktar i dyshuar i zjarrit në Krujë, që rrezikoi banesat dhe bizneset në disa lagje të qytetit.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, prokuroria ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 74-vjeçarit, duke e cilësuar ndalimin e tij si të paligjshëm.
Në fashikujt e Prokurorisë thuhet se nuk ka prova që e implikojnë të moshuarin në shkaktimin e zjarrit.
Gjithashtu, sipas Prokurorisë, ndalimi është kryer pa u njoftuar organi i akuzës.
Kur policia ka shkuar pranë zonës, Qemal Berhami është gjetur duke fikur zjarrin.
Në dëshminë e tij në polici, i moshuari ka deklaruar se nuk e kishte shkaktuar zjarrin dhe se ndodhej pranë zonës, në një lëndinë që nuk ishte tokë në pronësi të tij.
Prokuroria vlerëson se të dhënat e mbledhura kanë qenë kontradiktore dhe nuk kanë ofruar elemente që të implikonin të moshuarin në zjarrvënie. Në fashikuj theksohet gjithashtu se Berhami ka qenë bashkëpunues me autoritetet.
Pavarësisht lirimit, hetimet për zjarrin vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128