Ish-Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime lufte

11 August 2026, 11:54 / BOTA ALFA PRESS

Ish-presidenti sirian Bashar al-Assad dhe Atef Najib, ish-kreu i Sigurisë Politike në provincën jugore siriane Deraa, janë dënuar me vdekje. Mediat e huaja bëjnë me dije se një gjykatë penale në Damask të martën e shpalli Assadin fajtor për vrasje me paramendim, ndërsa Najib u dënua për vrasje me paramendim dhe torturë.

Konkretisht, ish-presidenti sirian u shpall fajtor për vrasje të qëllimshme, torturë, ndalim arbitrar dhe krime kundër njerëzimit, sipas vendimit të gjykatës.

Gjykatësi tha se gjykata e gjeti Assadin përgjegjës për një sërë krimesh, të cilat ai i përshkroi si "serioze dhe të tmerrshme", duke përfshirë vrasjen me paramendim të shumë njerëzve dhe shënjestrimin e qëllimshëm të fëmijëve.

Në shpalljen e vendimit, gjykatësi vuri në dukje se vendosja e dënimit me vdekje bazohej në pjesëmarrjen e Assadit në tortura, ndalim arbitrar dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presideni ndodhet në arrati që nga koha kur rebelët morën pushtetin. Bashar al-Assad u arratis për në Rusi, ndërsa në vendin e tij tashmë e pret dënimi me vdekje.

Po ndodh...