Përndiqte dhe kanoste një person për t’i marrë para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se përndiqte dhe kanoste një shtetas përmes profileve të falsifikuara në rrjetet sociale, me qëllim për t’i marrë një shumë parash.
Sipas policisëm në pranga është vënë shtetasi K. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në momentin kur po merrte shumën monetare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 24-vjeçari, duke përdorur profile të falsifikuara në platformat virtuale, ka përndjekur dhe kanosur shtetasin D. P., duke e shtrënguar për t’i dhënë një shumë parash.
Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një shumë parash dhe dy aparate celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale **“Përndjekja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128