Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Drenie-Vlosh të Patosit, dy avionët ndërhyjnë nga ajri

11 August 2026, 13:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha Drenie-Vlosh të Patosit, ku flakët kanë dalë nga kontrolli. Mësohet se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit, Divjakës dhe të Beratit.

Po ashtu në terren janë 2 avionë Air Tractor, të cilët janë angazhuar nga ajri në mbështetje të forcave operacionale që po punojnë nga toka.

Zjarri favorizohet nga era e fortë dhe deri më tani sipërfaqja e djegur është  e madhe. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia vijon të hetojë shkaqet.

Po ndodh...