Ndotje në bregdetin e Borshit dhe Qeparos, pushuesit denoncojnë mbetje nafte në det

Pushuesit në jug të Shqipërisë kanë ngritur alarmin për ndotjen e detit në zonat turistike të Borshit dhe Qeparos.
Sipas denoncimeve në sipërfaqen e ujit lundrojnë copa të zeza dhe mbetje që ngjajnë me vaj motorik, të cilat ngjiten në trup dhe rroba, duke lënë njolla të vështira për t’u pastruar.
“Ka dy ditë që nuk po lahemi në det, pasi është shumë i ndotur. Deti është mbushur me copa të zeza”, shprehet një pushues në Borsh.
Një tjetër shton se rrobat e tyre janë bërë me vaj, ndërsa mbetjet lundrojnë mbi ujë duke e bërë të pamundur shfrytëzimin e plazhit.
Denoncimet e mbërritura theksojnë se situata është e përhapur në të gjithë bregdetin, duke prishur pushimet e turistëve.
“Na u prishën rrobat, çadrat, shapkat, dyshekët, u bëmë zhul”, shkruan një qytetar në JOQ. Një tjetër apelon: “Ju lutem publikojeni sepse po na prishen pushimet, është i gjithë bregdeti, s’po dimë ku të qëndrojmë”.
Pushuesit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të identifikuar shkakun e ndotjes.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128