Policia rrethon të riun në Tiranë, humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues

17 October 2026, 21:26 / AKTUALITET ALFA PRESS
Policia rrethon të riun në Tiranë, humb ndjenjat pasi u

Një tjetër incident është shënuar në rrugët e Tiranës, ku policët kanë rrethuar një të ri. Ai është ndier keq dhe u ka thënë efektivëve se nuk ishte protestues, ndërsa pak çaste më pas ka humbur ndjenjat.

Sipas informacioneve, policët i kanë marrë telefonin për të parë nëse kishte mesazhe që lidhen me pjesëmarrjen në protestë.

Ndërkohë, sipas burimeve, personi në fjalë është i njëjti që pati një incident me protestuesit disa ditë më parë, kur njëri prej tyre e goditi me grusht.

Po ndodh...