A do ta çojë SPAK nesër në burg? Krahu i djathtë i Berishës skanon dosjen

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e disa deputetëve të PD për të shpallur anti-kushtetues kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës, duke i hapur rrugën arrestimit të tij.
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha në emisionin Now në Euronews Albania se vendimi i gjykatës kushtetuese për kërkesën e deputetëve demokratë ishte në shkelje të të drejtës kushtetuese.
Sipas tij, me këtë vendim, deputetëve të opozitës po u mohohet mundësia që të godasin jokushtetutshmërinë.
“Është pa precedentë për shkak të rrezikshmërisë dhe një shkelje brutale e kushtetutës dhe jurisprudencë së kushtetueses ndër vite ka konsideruar që e drejta e një të pestës së deputetëve është e pakushtëzuar. Me këtë që ka ndodhur është kanë marrë edhe vulën e një gjykate që nuk kishte një pritshmëri që do bënte ndryshe. Rreziku është që është anuluar e drejta e 28 deputetëve të opozitës për t’ju drejtuar gjykatës pa kushtëzim. 1 javë më parë deputetëve të e opozitës ju njoh e drejta për marrëveshjen me Italinë, më pas nuk ju njihet. Deputetëve të opozitës po u mohohet mundësia që të godasin jokushtetutshmërinë. Nuk është roli i Kushtetuesen të mbyllë derën, kjo ka ndodhur për shkak të një vetingu që ka spastruar këdo që nuk është i PS”, tha Bylykbashi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





