A e teproi Rama me fjalimin në Strasburg?/ Ambasadorja e BE në Tiranë shmang përgjigjen

13 Tetor 2022, 13:18 / POLITIKË ALFA PRESS

A e teproi Rama me fjalimin në Strasburg?/ Ambasadorja e BE në

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann është pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme nëse fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Këshillin Evropian ishte i tepruar, pasi u kritikua për mënyrën se si prezantoi raportin e Dick Martyt në Strasburg.

Ambasadorja iu shmang pyetjes, duke thënë se kjo çështje nuk duhet të komentohet nga ajo dhe se sot është e rëndësishme që të diskutohet për progress raporton e Komisionit Evropian për Shqipërinë."

Meqë po flisnit edhe për Këshillin e Evropës, nuk duhet që të komentoj unë për këtë çështje.

Sot është e rëndësishme që raporti është miratuar dhe tregon rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria.

Tek kjo gjë duhet të përqendrohemi sot. 

Tek e ardhmja e Shqipërisë me BE dhe detyrat që janë dhënë në këtë raport”, tha ambasadorja.

 

Po ndodh...

ide