
A është Majko "kriminel elektoral" siç tha Berisha? Sula: Edhe ne kemi pasur oferta nga bandat


“Nuk besoj që Pandeli Majko është njeri me aktivitet kriminal si disa kolegë të tij të mazhorancës, të cilët në marrëdhënie me bandat, krimin e korrupsionin, por në aspektin elektoral Majko është i përfshirë”.
Këtë përgjigje dha në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN deputeti demokrat Dashnor Sula, pas deklaratës së Sali Berishës se Majko është një kriminel elektoral, çka bëri që ky i fundit t’i kërkojë Elisa Spiropalit të kërkojë informacione në Shërbimin Informativ, si edhe u shpreh i gatshëm për lënien e mandatit.
Por në studion e A2 CNN Sula pranon se edhe demokratët kanë pasur oferta nga bandat për bashkëpunim në zgjedhje, por nuk kanë pranuar. Dhe kjo sipas tij është diferenca me socialistët.
“Si puna e atij që thotë filmi: Gëlltit një lugë çorbë dhe vjell gjithë jetën. Ju mendoni që nuk kemi pasur oferta ne për bashkëpunim me bandat, për njerëz, për vota? Por nuk e kemi bërë, se sot merr një privilegj e ke të varur pas xhaketës. Kjo është diferenca jonë si opozitë me këtë mazhorancë.”
I pyetur nëse ndonjë nga deputetë e opozitës del në përgjimet e SKY ECC, Sula përgjigjet: “Nëse del në përgjime ndonjë deputet i opozitës, haram i qoftë! Haram buka e nënës dhe e babës. Këta që janë rrahur që të vegjël janë me sindroma dhe kur rriten kanë qejf të rrinë me të fortët”.
Në A2 CNN, Sula përsëriti akuzat e kreut demokrat se SPAK intimidohet nga Rama, edhe pse ia njeh disa merita këtij institucioni.
“SPAK nuk është imun, segmente të caktuara brenda SPAK-ut kanë interesa okulte. E ka mundësinë Rama të intimidimit. Pse ndodh për kryetarë bashkie e ministra të kësaj mazhorance përpara se të arrestohen e para se të venë para drejtësisë, japin dorëheqjen?
Sepse Rama nuk do që të jenë në detyrë që të arrestohen. Tregon që segmente të caktuar brenda SPAK-ut informojnë dhe japin informacione të forta. SPAK-u padiskutim do të ishte vlerë e jashtëzakonshme dhe e shtuar kur të luftojë korrupsion dhe krimin e organizuar.
Nuk e ka kryer plotësisht këtë detyrë. Kam vlerësim deri diku pozitiv për ngjarje të caktuara, por elementë të mbrojtur nga kjo mazhorancë nuk vihen para drejtësisë. Dhe na jep mundësinë që ne dhe zoti Berisha mos të kemi besim te SPAK”.
Ai akuzoi qeverinë për shpopullimin dhe kriminalizimin e shtetit. Sipas tij kjo që është bërë në 12 vjet qeverisje nuk është bërë as nga pushtuesit.
“Shpopullimi dhe kriminalizimi i shtetit në çdo qelizë dhe janë të rënda që e kanë bërë këtë vend të parikuperueshëm. Po nuk ka të rinj, nuk ka zhvillim, nuk ka konsum dhe nuk ka prodhim. Të rinjtë janë zemra e shoqërisë”.
Sula thekson se ky vend ka nevojë për burra dhe gra të moralshëm në politikë.
“Nuk jam unë diamanti i kulluar i politikës shqiptare, po të më krahasosh mua me kolegë të tjerë që dalin nëpër afera. Mbush 20 vite në politikë, mund të jem më pak i zgjuar, por në radhë të parë duhet të jesh njeri. Ky vend ka nevojë për burra e gra të moralshëm, të ndershëm e të përkushtuar për vendin dhe jo burra të zgjuar që sa vijnë në pushtet rregullojnë fisin e pasurohen”.
I pyetur për ofertën elektorale të PD-së në këto kushte, Sula thekson se së pari duhet një ekip i mirë që të jetë pasqyra e opozitës. Ai vlerëson punën e Berishës dhe thotë se do të jetë gabim nëse nuk i përgjigjen ritmit të tij.
“Jam i lumtur që më në fund PD dhe pjesa më e madhe e opozitës janë në një tren që nuk është plotësuar me gjithë vagonët, por janë shtuar vagona është gjë shumë e mirë. Punën e Berishës është e pamundur ta përballosh. Në një moshë të tillë që ka Berisha në moshën e babës tim dhe punon janë njerëz të rrallë. Nëse ne nuk i përgjigjemi ritmit të Berishës ky është gabimi më i madh që bëjmë ne. Persona afër zotit Berisha që do krijojnë këtë ekip do të duhet të zgjedhin pa hatër dhe pa miqësi,. Duhet të shohësh kush ka bërë opozitë kush ka qenë qëndrestar, dhe të zgjidhet një ekip i mirë që është pasqyra e opozitës".

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128