
A ka krisje në marrdhënien Monika Kryemadhi-Ilir Metaj?

Çifti Metaj nuk është në ditët e tyre më të mira.
Dosjet që ata kanë në SPAK duket sikur kanë trumbulluar ujërat ne familje.
Ditë më parë në rrjet qarkulloi lajmin që mes Ilir Metajt dhe Monika Kryemadhit kishte përplasje të forta. Sherri plasi në një mbledhje të kryesisë, ku Meta e akuzoi Kryemadhin se është peng i Dumanit. Nga ana tjetër mësohet se "grupi i Monës" është shmangur krejtësisht nga punët e partisë e madje as shkel dot më në selinë e PL.
Arsyeja e këtij tensioni duket se janë dosjet dhe hetimet për të dy, të cilat po ndiqen nga SPAK.
Po a po demostrohet kjo krisje në opinion publik nga çifti Metaj?
I marrin gjërat me radhë.
E nisim me 'dorëzimin' në SPAK të Monikës nga Iliri.
Në fillim të muajit të kaluar gjatë një konference për shtyp Metaj ndër të tjera u pyet edhe për rekursin e bërë në Gjykata nga Monika Kryemadhi për t’i kthyer celularin dhe nëse ai ishte pjesë në këtë çështje.
Përgjigja e tij ishte:
Nuk mbaj më përgjegjësi për asnjë njeri, për cdo sjellje në raport me ligjin. Nëse deri dje thoja mbaj përgjegjësi vetëm për vajzën time edhe ajo tani i ka mbushur 18-vjeç. Ajo që dua t’ju siguroj ju dhe shqiptarët që sjellja ime në raport me ligjin ka qenë perfekte.
Ndërsa sot në të gjitha vizitat që kryetari i Partisë së Lirisë bëri me rastin e Fiter Bajramit, ai shihej i shoqëruar nga nënkryetarja e kësaj partie Erisa Xhixho dhe jo si herë e tjera nga Monika.
Kjo krisje reflektohet dhe tek bashkëpunëtorët e Metajt.
Dje miku më i ngushtë i Metaj, Tedi Blushi në faqen e tij uronte punonjëses e kësaj partie dhe nuk kishte asnjë urim për Monikën me rastin e ditëlindjes.
Ndërsa postimi i Monikës me rastin e 50 vjetorit të saj duket sikur ishte nje kunj për bashkëshortin e saj.
Kryemadhi ndër të tjera shkruan se Ilir Metaj s'më ka shkruar kurrë letër dashurie, por do bëj libër se jam gladiatore. / Alfapress.al

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide

Asnjëherë nuk ka qenë turp të thuash "jam nga Bathorja"!


Bonusi opozitar "Berisha" për Edi Ramën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128