A po rikthehet Basha te Berisha? Kthupi: Zero shanse
3 Prill 2024, 22:04 / POLITIKË

A po rikthehet Lulzim Basha te Sali Berisha? A po e njeh Basha, Gazment Bardhin si kreun e grupit të PD? Marrëveshja për amnistinë penale, si ranë palët dakord?
Këto dhe zhvillime të tjera aktuale politike janë duke u diskutuar në emisionin Repolitix në Report Tv me Denis Mingën.
Gjergj Hani ish kandidati për kreun e PD tha se nëse Basha tenton të shkojë drejt Berishës do të ishte vdekje politike për të.
“Do ishte një zgjedhje e tij nëse ka zgjedhur të vdesë politikisht. Do ishte vdekje e tij politike. Por kjo heshtje hap fushë të gjerë interpretimi. Basha lë ujërat të rrjedhin pa u përballur me problematikat reale”, tha Hani.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi tha se ka “Zero shanse”, që Basha të rikthehet te Berisha.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

