Sali Berisha lajmëron protestë përpara bashkisë së korruptuar Tiranë, po përshëndet punën e SPAK?!

3 Prill 2024, 21:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Sali Berisha lajmëron protestë përpara bashkisë së
Sali Berisha ka njoftuar nga ballkoni i shtëpisë së tij se të premte në orën 11.00, Rithemelimi, organizon një protestë përpara bashkisë së korruptuar të Tiranës që drejtohet nga Erion Veliaj.

Skema e paprecedentë e korrupsionit në këtë bashki, u zbulua pas hetimeve të SPAK dhe u shoqërua me arrestimin e drejtorëve kryesorë. Ndërsa në vendimin e GJKKO për masat ndaj tyre ju kërkua prokurorit të çështjes që të çohet hetimi deri te kryetari i Autoritetit Kontraktues, i cili është Erion Veliaj.

Ky manifestim i thirrur nga Berisha përpara bashkisë së Tiranës ndërkohë që prokuroria e posaçme ka shkaktuar tërmet dhe i ka hyrë korrupsionit me themel, duket sikur ngjan si një përshëndetje falenderuese e Berishës ndaj SPAK!

Pjesë nga fjala e Sali Berisha:

Miqtë e mi, dita e premte është një ditë historike sepse dita e premte nis revolta, mosbindja civile e shqiptarëve gjer në fitore.

Për të shpëtuar nga kjo bandë hajdutësh, trafikantësh, faqezinjsh që s’i ka toka.

Miq, mbarë shqiptarët presin nga qytetarët e Tiranës çlirimin e bashkisë së tyre, shpëtimin e bashkisë së tyre, fillimin e revoltës që do çojë në përmbysjen e këtij regjimi çnjerëzor, kafshëror.

E këtij regjimi që instaloi narkoshtetin.

E këtij regjimi që vjedh 100 përqind fondet pa i lëvizur qerpiku.

Po kush është atëherë gjykatësi? Kush është prokurori?

Gjykatës dhe prokuror është qytetari.

Është qytetari, është qytetari, është qytetari!

Erion, kudo që të strukesh, kudo që të futesh, qytetarët do të gjejnë ty.

Ndaj dhe jep dorëheqjen se poshtërsitë që ke bërë ti ndaj qytetarëve, poshtërimi që i ke bërë ti qytetit, fëlligështinë që ti ke hedhur në shtëpinë e parë të qytetarëve të Tiranës, nuk e ka bërë kush kurrë.

Mos harroni miqtë e mi se ky, çfarë t’i thuash, po ky na u bë dhëndër, na u martu me paratë e vjedhura të taksapaguesve. I dha vëllait të vet tenderin për të bërë dasmën e tij.

Ky nuk njeh kufi, nuk njeh moral, nuk njeh të ndalur.

Miqtë e mi, qytetarë dhe qytetare, a jeni ju shpresa e vetme e Shqipërisë apo Damanët dhe Krajat me kompani?

Ju jeni shpresa e vetme e Shqipërisë, çlironi bashkinë e Tiranës se ata janë mburoja e Erion Veliajt, janë streha e fundit e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

 

Po ndodh...