Afera e Inceneratorëve/ PD dorëzon në SPAK padinë e paralajmëruar nga Basha, kallëzon Ramën dhe Veliajn

19 Shkurt 2024, 14:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Afera e Inceneratorëve/ PD dorëzon në SPAK padinë  e

Partia Demokratike nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor, Rezart Kthupi dorëzoi sot padinë e e paralajmëruar nga PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha për çështjen e inceneratorëve.

PD e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, Sekretar i Përgjithshëm padit Edi Ramën Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Erjon Veliaj si dhe çdo person i pa identifikuar me emër nga ana e Arben Ahmetajt, por që në bazë të deklarimeve ka përgjegjësi penale në lidhje me favorizimet e marra nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Në kallëzimin penal janë renditur 7 vepra penale:

1- "Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore", të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal

2- "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248,

3- "Shkelja e barazisë se pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike" parashikuar nga neni 258,

4- "Korrupsioni pasiv i peronave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 259,

5- "Korrupsioni pasiv i funksionareve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë" i parashikuar nga neni 260,

6- "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale", të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal,

7- të kryera në bashkëpunim në formën e "Grupit të strukturuar kriminal" parashikuar nga neni 333 dhe neni 334 i Kodit Penal, "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Nenet 75/a, 280, 283 e vijues të K.Pr.Penale, neni 245, 248, 258, 259 dhe 260 278, 333 dhe 334 i Kodit Penal, nenet 8, 9, 10 e vijues të Ligjit nr. 95/2016 "Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar".

 

Afera e Inceneratorëve/ PD dorëzon në SPAK padinë  e

Në lidhje me padinë, foli deputetja e PD-së Oriola Pampuri. Ajo tha se të gjitha akuzat janë në dokumentin e dorëzuar në SPAK.

“Të gjitha akuzat janë në dokumentin që kjemi paraqitur në SPAK. Të gjitha provat janë tashmë në kallëzim. Gjithçka e re do ju bëhet e ditur, kur SPAK të marrë nën hetim çështjen”, tha Pampuri.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128