
Agron Shehaj: PD më kontaktoi për t’u futur në koalicion 2 orë para mbylljes së afatit

Kryetari i “Partisë Mundësia”, Agron Shehaj pranoi në emisionin “Opinion” se ishte kontaktuar nga Partia Demokratike, dy orë para mbylljes së afatit për t’u futur në të njëjtin koalicion, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Ai deklaroi se pavarësisht nga koha, nuk do të ndryshonte asgjë në vendimin e tij për të mos u bashkuar.
Blendi Fevziu: A pate ofertë nga Partia Demokratike dhe pse s’e pranove?
Agron Shehaj: Duhet të jem i sinqertë?
Blendi Fevziu: I sinqertë fare. Pse ça, do na gënjesh në studio live ti? Na more në qafë!
Agron Shehaj: Dy orë para se të mbylleshin koalicionet.
Blendi Fevziu: Po çfarë të kërkuan?
Agron Shehaj: Nëse kisha ndonjë mendje për t’u bashkuar.
Blendi Fevziu: Po ti s’kishe mendje fare?
Agron Shehaj: Nuk kisha mendje fare. Nuk dua të ankohem. Thjesht u tregova i sinqertë kur më thanë, po unë s’kisha ndërmend, edhe po të më thoshin dy javë para.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128