
Akuzat e Metës ndaj Dumanit, reagon ambasadori britanik: Ne mbështesim SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë!

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith reaguar pas akuzave të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
King-Smith thotë se Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e SPAK për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Reagimi i Ambasadorit britanik në Tiranë:
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.A.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128