Aleksandër Jushi, Eduart Ndocaj dhe Prel Dedaj, tre kandidatët e parë të Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Lezhës

Ish-deputetit Eduart Ndocaj ka konfirmuar në rrjetet e tij sociale vendimin për të kandiduar në qarkun e Lezhës me siglën e Koalicionit Euroatlantik, të drejtuar nga Luzlim Basha. Ndocaj i bashkohet dy personaliteteve të tjera në qarkun e Lezhës, që janë shpallur nga këshilli kombëtar i PD - Demokratët Euroatlantikë, Aleksandër Jushit, arkitekt, dhe Prel Dedaj, sipërmarrës në SHBA dhe themelues i degës së PD të New York.
Pavarësisht se ndryshimet e miratuara në kodin zgjedhor nga bashkimi i votave mes Ramës dhe Berishës, Ndocaj konfirmon qëndrimin e z. Basha për garimin në lista të hapura.
Statusi i Eduart Ndocaj:
Demokratet Euroatlantik ndezin "motorët" e fushatës elektorale, Aleksandër Jushi, Eduart Ndocaj dhe Prel Dedaj janë tre emrat e parë që do garojnë më 11 maj.
Teksa zgjedhjet e përgjithsme të 11 majit po afrojnë, pjesë e garës elektorale në Qarkun e Lezhës do të jenë edhe Demokratet Euroatlantik të drejtuar nga Lulzim Basha. Arkitekti Aleksandër Jushi, ish-deputeti Eduard Ndocaj dhe ish-oficeri i Policisë Prel Dedaj, janë tre emrat e parë që do të garojnë për këtë grupim politik në Qarkun e Lezhës.
Pjesë e listës do të jenë edhe 4 emra të tjera përfaqësues nga Lezha, Kurbini dhe Mirdita, të cilët po konsultohen nga kryesia e Demokratëve Euroatlantikë, për t’u regjistruar më pas në Komisionin Qëndëror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë tre emrat e parë prej javesh kanë nisur fushatën në terren, ku po zhvillojnë takime brenda dhe jashtë vendit, duke kërkuar mbështetjen e qytetareve për zgjedhjet e 11 majit.
Të gjithë kandidatët e këtij grupimi politik do të jenë në listë të hapur, ndërsa pritshmeritë e tyre janë të larta. Synimi i tyre është të tërheqin sa më shumë elektorat të zhgënjyer nga klasa e vjetër politike, apo siç e ka quajtur Lulzim Basha, Trekëdëshi i Bermudës, që janë vënë në shërbim të interesave të tyre përsonale dhe jo të zhvillimit të vendit.
Në këtë mënyre gara elektorale në Lezhë, qarkun që prodhon 7 mandate deputetesh, pritet të jetë e fortë mes forcave politike, ku secila prej tyre synon të marrë sa më shumë vota.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


