Analizë/ Qarku Vlorë, PS dominon në 7 bashki, Himara nuk i jep Këshillin BF-së, në Selenicë rënditen të shtatët

2 Qershor 2023, 19:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Analizë/ Qarku Vlorë, PS dominon në 7 bashki, Himara nuk i jep

Alfapress.al ka analizuar rezultatet e qarkut Vlorë. Ky qark përbëhet nga 7 bashki, ku Partia Socialiste mori 6 prej tyre dhe ''Bashkë Fitojmë’’ vetëm një atë të Himarës me Fredi Belerin i cili ndodhet në burg për shitblerje të votës.

PS ka arritur një fitore të thellë në bashkinë e Vlorës ku kandidati mori 70% të votave. Ndërsa rezultati më i ngushtë ishte ai i Himarës.

Nga analiza për votat për këshilltarë rezulton se PS është forcë e parë në të 7 bashkitë.

Në bashkinë Vlorë PS ka marrë 60% të votave përkthyer në 24.089 vota, e ndjekur nga ‘’Bashkë Fitojmë me 16% përkthyer në 6606 vota. Vendin e tretë e ruan PD me 2489 vota, ndërsa në vendin e katërt rënditet PDIU me 1461 vota.

Në bashkinë e Sarandës PS ka marrë 4460 vota, e ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 1527 vota, pra vetëm 10%. Ndërsa PD zyrtare ka marrë 1038 vota, pra 6.9%. Forcë e katërt dhe pestë rëditet AAK me 992 vota dhe PDIU me 815 vota.

Në bashkinë e Delvinës PS ka marrë 2025, Bashkë Fitojmë ka marrë 804, PSD ka marrë 753 dhe PD 416 vota.

Në bashkinë e Himarës dhe pse u fitua nga ‘’Bashkë Fitojmë’’, votat e këshillit nxjerrin parti të parë PS me 2778 vota, Bashkë Fitojmë me 2328 vota, PD 448 dhe MEGA me 452 vota.

Në bashkinë e Selenicës kryeson PS me 2644 vota, e ndjekur ALD 953 vota

PSD me 785 vota, Partia Demokratike ka marrë 769, kurse ''Bashkë Fitojmë’’ rënditet si parti e shtatë me 428 vota.

Në bashkinë e  Konispoit PS ka marrë 1706 vota, Bashkë Fitojmë ka marrë 669 vota, PDIU ka marrë 635 vota dhe PD 427 vota.

Bashkia e Finiqit i ka dhënë PS 1634 vota, Bashkë Fitojmë 1248, MEGA 1085 vota dhe PD ka marrë 482 vota.

Nga analiza e mësipërme duket se vendi i katërt dhe i pestë ndahen mes PDIU dhe PSD të cilat kanë një % të konsiderueshme në këto bashki.

Rezultati në rang Qarku

Partia Socialiste 39.336 vota

Bashkë Fitojmë 13.610 vota

Partia Demokratike 6069 vota

PDIU 3509 vota

PSD 3199 vota /Alfapress.al

Po ndodh...