
Arben Ahmetaj: Ekoparku në Durrës është i familjarëve të Edi Ramës

Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur edhe për çështjen e Ekoparkut në Durrës.
Ahmetaj është shprehur se, ekoparku në Durrës është e familjarëve të Edi Ramës.
Çim Peka: Ekoparku…
Arben Ahmetaj: Çfarë është ekoparku, për çfarë po më pyet.
Çim Peka: Duhej bërë apo jo, në Durrës.
Arben Ahmetaj: Investimi. Unë mendoj se duhej bërë. Sigurisht, por ju si gazetar e keni hetuar. Se këtu janë përmendur në dosjen time 350 emra, me kë ka pirë kafe etj. E keni hetuar çfarë ka ndodhur. Cilët janë gurët kilometrikë të këtij investimi. E kisha harruar fare. Pse një privat ka bërë përpara se të shpallej nga kryeministri, këtë projekt. Pse në këtë projekt është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit. Pse nuk e ka bërë institucioni publik, pse u shpall më pas, në fillim u bë si projekt privat dhe pastaj u shpall publikisht dhe e morën njerëz të lidhur me atë që kishin bërë projektin.
Çim Peka: Me familjarë të kryeministrit …
Arben Ahmetaj: E morën zbatimin e projektit ata që e kishin bërë. Pse u bë pa tender. Pse nuk u nxor një urdhër për rindërtimin, njerëzit ishin jashtë, që të bëheshin pa tender, pse. A kishte më emergjencë? Jo. Pse plehrat dhe ekoparku duheshin bërë pa tender. Pse budalla ka qenë Alqi Bllako që nuk e firmosi.
-
-
Ahmetaj: Rama i ka turrur prokurorët e SPAK ndaj meje
1 Shkurt, 23:02 -
-
-
Ahmetaj: Nuk bëhem “kokë turku” për Edi Ramën!
1 Shkurt, 22:39 -
-
-
Ahmetaj: Erion Veliaj, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës
1 Shkurt, 22:16 -
-
-
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128