Arrestimet e SPAK në bashkinë e Tiranës, Kulluri: Heshtja e Veliajt si pranim i fajeve!

3 Prill 2024, 08:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Arrestimet e SPAK në bashkinë e Tiranës, Kulluri: Heshtja e

Lidhur me arrestimet e fundit në bashkinë e Tiranës, ka reaguar Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri.

Kulluri shprehet se heshtja e Erjon Veliajt është pranim i fajeve.

“Asnjë fjalë, asnjë belbëzim për dhjetra miliona euro shpërdorime të dyshuara. Njeriu që drejton i pari gishtin ndaj opozitës por qep gojën për njerëzit e tij. Njeriu që paguan fotografë për të nxjerrë në facebook punëtorët e bashkisë duke pastruar kazanet e plehrave, por që nuk belbëzon për paratë që ka paguar për inceneratorin që nuk ekziston. Njeriu që inaguron çdo rrugicë, hesht për tenderat miliona euroshe që vartësit e tij i japin vetes. Hesht sepse e di që është përgjegjës!” – shprehet sekretari demokrat duke iu referuar kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Më poshtë reagimi i plotë:

Ne 2 muajt e fundit SPAK ka marre ne hetim duke ndaluar ne paraburgim apo arrest shtepie pothuaj 20 nenpunes te nivelit te larte te Bashkise Tirane! Ne fillim per Inceneratoret dhe tashme per tendera abuzive. Ne te dyja rastet Erion Veliaj nuk flet, nuk jep asnje sqarim per opinionin publik. Ashtu si Rama, edhe Veliaj mburret me sukseset por fshihet per skandalet e njerezve te tij. Njeriu qe edhe nga tualeti ben selfie, nuk gjen dot 20 sekonda kohe per te folur rreth abizimeve te renda te dyshuara nga SPAK!

Hipokrizi, burracakeri qe fshihet pas fryrjes si gjel neper ekrane kur shperndan tasa me supe ne qendrat sociale. Asnje fjale, asnje belbezim per dhjetera miliona euro shperdorime te dyshuara. Njeriu qe drejton i pari gishtin ndaj opozites por qep gojen per njerezit e tij. Njeriu qe paguan fotografe per te nxjerre ne facebook punetoret e bashkise duke pastruar kazanet e plehrave por qe nuk belbezon per parate qe ka paguar per inceneratorin qe nuk ekziston. Njeriu qe inaguron cdo rrugice, hesht per tenderat miliona euroshe qe vartesit e tij i japin vetes.

Hesht sepse e di qe eshte pergjegjes!

 

Po ndodh...