Arrestimi i Goros/ Media greke: Pala shqiptare po shpreson të qetësojë Athinën

Arrestimi i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro ka bërë bujë edhe në mediat greke. Protothema shkruan se ndoshta me këtë arrestim, si dhe me caktimin e Vangjel Tavos si prefekt i Vlorës, pala shqiptare synon të qetësojë Athinën.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale është arrestuar kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Ky është kryebashkiaku i emëruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Arrestimi i Jorgo Goros vjen pas shumë ankesave për “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim prone”.
Mirëpo, të bën përshtypje fakti që ky zhvillim, me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson makinacionet e Ramës, ndërkohë që gjykata e Shqipërisë kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicioni i kryetarit të komunës. Në të njëjtën kohë, edhe Athina po reagonte për qëndrimin e Goros në postin e kryetarit të bashkisë edhe pse i kishte humbur zgjedhjet.
Ndoshta momenti i arrestimit nuk është i rastësishëm, pasi pak ditë më parë Rama emëroi si prefekt të qarkut të Vlorës ish-deputetin minoritar të Partisë Socialiste Tavo, i cili në këtë mënyrë ka edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin e qytetit të Himarës.”- shkruan ndër të tjera Protothema.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
