Arrestohet kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, në pranga edhe një person, arrest shtëpie për 3 të tjerë
23 Mars 2024, 17:56 / POLITIKË

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala.
Raportohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një kallëzimi nga ana e Fredi Belerit. Në pranga ka rënë Goro dhe një person tjetër, ndërsa tre të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.
Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


