
Bardhi: Do vazhdoj tu bëj thirrje kolegëve të bashkohemi me grupin e Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në emisionin “Opinion” se ai beson që shumë shpejt PD do të gjejë zgjidhjen për bashkimin e grupit.
Bardhi tha ndër të tjera se shumica e deputetëve janë ndërgjegjësuar dhe se kundërshtari i vetëm është Edi Rama.
“Të jeni të sigurt që me pjekurinë që kemi trreguar, qoftë me diskutime brenda grupit parlamentar, por edhe shumica janë ndërgjegjësuar që të ndarë i fituari i vetëm është Edi Rama. Kam bindjen që do të gjejmë zgjidhjen shumë shpejt”, tha Bardhi ndërsa pohoi gjithashtu se për të, asgjë nuk ka më shumë rëndësi se bashkimi i grupit parlamentar.
“Kam besimin e plotë se do të gjejmë zgjidhje për të bashkuar PD. Gjithmonë i kam bërë thirrje një numri të vogël kolegësh, që të heqin dorë nga ajo rrugë dhe të bashkohemi të gjithë bashkë kundër kundërshtarit politik që është Edi Rama. Të kemi mundësinë të bashkohemi t’i japim qytetarëve një alternativë politike”, tha Bardhi./Opinion.al

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128