Bardhi për herë të parë poshtë ballkonit të Berishës, Hoxha: Kishte ardhur koha të bëhej politikisht burrë dhe...

6 Shkurt 2024, 13:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Bardhi për herë të parë poshtë ballkonit të

Rithemelimi përshkallëzon aksionin me protesta, ku së fundmi mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar dje për herë të parë në më shumë se një muaj nga nisja e saj edhe grupimi i Gaz Bardhit.

Në analizën e tij për “Ora News” gazetari Poli Hoxha u shpreh se kishte ardhur momenti që Gazment Bardhi të bëhej burrë dhe të dilte hapur në krah të Berishës.

Gazment Bardhi nuk pozicionohej dhe nuk prononcohej politikisht si burrë dhe të thoshte që “kryetari jonë është Sali Berisha”.

Sepse në fund të fundit ka dy struktura politike brenda demokratëve pabarësusht se Rithmelimi nuk është legal, dhe Gazment Bardhi nuk është në asnjë nga këto, ndaj politikisht duhej ta zgjidhte këtë ngërç.

Pashë në konferencën për shtyp sot ku përsëri u spërdrodh kur u pyet për këtë çështje, por ai vazhdon ta mbajë një dorë në revani dhe një dorë në bakllava. Nga njëra anë do të paraqitet se është pro-amerikan, dhe nga tjetër me Berishën që është në luftë me ata dhe SPAK.

Sa i përket protestave të lajmëruara, është vërtetuar se ky grupim politik nuk ka më forcën për të mbledhur 50 mijë veta në shesh siç bënte PD e Bashës”, u shpreh në analizën e tij gazetari Poli Hoxha.

 

Po ndodh...