"Opozita refuzon të bashkëpunojë"/ PS "tërhiqet" nga Amnistia Penale, e heq nga agjenda nesër në Kuvend

21 Shkurt 2024, 23:04 / POLITIKË ALFA PRESS

"Opozita refuzon të bashkëpunojë"/ PS
Pasi Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi e bënë të qartë se nuk do japin votën për Amnistinë Penale pasi janë të mendimit se favorizon zyrtarët e korruptuar, Partia Socialiste është tërhequr nga vendimi për ta futur në agjendën e seancës së nesërme plenare.

A2 CNN mëson nëpërmjet gazetares Fjorela Beleshi se kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuç i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit heqjen nga rendi i ditës. Kërkesën e Çuçit pritet ta lexojë nesër në nisje të seancës Nikolla.

PS i kishte shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës, më specifikisht asaj të Lulzim Bashës për të marrë 84 votat e nevojshme. Kjo u pa edhe në pranimin e një prej propozimeve të kryedemokratit për të amnistuar të arrestuarit në protestat e opozitës.

Mirëpo, në një kohë kur nuk i ka 84 votat, socialistët e kanë shtyrë votimin e Amnistisë për një moment të dytë, në një kohë të pacaktuar./A2news

 

Po ndodh...