Basha: Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat dhe drejtorët e tyre janë në panik nga SPAK-u

9 Prill 2024, 17:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha: Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat dhe drejtorët e tyre janë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i ftuar sot në Report Tv. Përballë gazetarit Arbër Hitaj, Basha flet për paktin mes Rithemelimit dhe PS, për amnistinë penale e Reformën Zgjedhore.

Basha shprehet se Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat dhe drejtorët e tyre janë në panik për shkak të drejtësisë, për shkak të SPAK-ut.

Basha: Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat dhe drejtorët e tyre janë në panik për shkak të drejtësisë, për shkak të SPAK-ut. Por ajo pjesë e deputetëve që i thotë vetes opozitë në vend që të inkurajoj SPAK-un, po bën të njëjtën gjë si qeveria, po amniston të korruptuarit, po sulmon SPAK-un në mënyrë të papranueshme dhe po pamundëson avancimin e reformës zgjedhore. Pra, kush ka dy sy në ballë dhe dy pare mend në kokë që thonë shqiptarët, e kupton që kanë interesa të përbashkëta. Janë bashkë për interesat e tyre dhe janë vendosur kundër interesave të shqiptarëve. Dhe jo thjesht kundër interesave të Partisë Demokratike, jo thjesht kundër interesave të opozitës, janë vendosur kundër interesit publik.

 

Po ndodh...