Basha la dy paketa me cigare për Ramën në studion televizive, për kë po bien këmbanat e SPAK në qeveri?

20 Mars 2025, 12:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha la dy paketa me cigare për Ramën në studion televizive,

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar me ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama, edhe gjatë intervistës në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani.

Gjatë bisedës, Basha i la dy paketa gazetarit, duke e porositur t’ia dorëzonte Ramës dhe shtoi me ironi: “E di vet se ku do t’i çojë ai”, duke lënë të kuptohet se i referohej bashkëpunëtorëve të Ramës që ndodhen pas hekurave. Gjatë bisedës u përmendën emra të rëndësishëm të kabinetit, që janë nën hetim apo priten të merren të pandehur. Pak më shumë se 50 ditë përpara zgjedhjeve, me një numër të lartë funksionarësh të PS-së pas hekurave dhe me këmbanat e SPAK që po bien gjithmonë e më shumë, duket se drejtësia do të jetë një tjetër faktor në përcaktimin e garës zgjedhore të 11 majit.

Pjesë nga biseda në studio:

Arjan Çani: Po porosinë për dy paketat, duhet t’ia çoj unë?
Lulzim Basha: Porosinë e ka këtu, ndaç ia çon ti, ndaç çon njerëz me e marr. Se kujt ia çon, e di vet ai. Thuaji, paketat i ke këtu, dy paketat që do t’i çosh te vendi, i ke këtu thuaji.

Arjan Çani: Dhe interesante është që Lulzim Basha sonte, zonja dhe zotërinj, këto paketa që më jep për t’ia dorëzuar nuk e di se kujt në burgun… në cilin burg?
Lulzim Basha: E di vet ai.

Ky moment u komentua gjerësisht në studio, ndërsa Basha vijoi të theksojë angazhimin e Koalicionit Euroatlantik për drejtësi të vërtetë dhe luftë kundër pandëshkueshmërisë.

Po ndodh...