Basha në degë 3 të PD, Tiranë: E zvaritën sa e zvarritën amnistinë derisa një ditë të bukur thanë ejani ta bëjmë për të për të korruptuarit

Kreu i Partisë Demokratike mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës 3 në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se lidhur me Amnistinë Penale e zvarritën sa e zvarritën derisa në fund thanë ejani ta bëjmë për të korruptuarit.
“Sepse duke i liruar këta që u arrestuan u gjykuan, u dënuan si rezultat i reformës në drejtësi, lëshohet një mesazh i qartë: ju i dënoni ne i lirojmë. Që është një shuplakë jo vetëm në fytyrën e drejtësisë, por është një grusht në barkun e zbrazur të miliona shqiptarëve, të mijëra e mijëra shqiptarëve që kanë zbritur nivelin e tyre të jetesës, pikërisht prej korupsionit të këtyre zyrtarëve.” – u shpreh Basha.
Basha: “Që kur erdhi procesi i amnistisë, ne dolëm në radhë të parë para demokratëve, pastaj para qytetarëve dhe ju thamë: po është një proces normal humanitar. Partia Demokratike e mbështet. Ka dy qëndrime, qëndrimi parë nuk mund të përfitojnë njerëzit të cilët janë të dënuar nga GJKKO, për arsyen e thjesht se këta njerëz kanë vjedhur nga xhepat e shqiptarëve, kanë shkelur mbi mundin e tyre, janë tallur me djersën dhe gjakun e tyre. Sepse duke i liruar këta që u arrestuan u gjykuan, u dënuan si rezultat i reformës në drejtësi, lëshohet një mesazh i qartë: ju i dënoni ne i lirojmë.
Që është një shuplakë jo vetëm në fytyrën e drejtësisë, por është një grusht në barkun e zbrazur të miliona shqiptarëve, të mijëra e mijëra shqiptarëve që kanë zbritur nivelin e tyre të jetesës, pikërisht prej korupsionit të këtyre zyrtarëve. Dhe së dyti, qëndrimi i dytë, të përfitojnë nga amnistia të gjithë protestuesit e Partisë Demokratike, të gjithë protestuesit e opozitës dhe qytetarëve të tjerë të cilët janë ngritur kundër korrupsionit dhe kanë një vit, dy vite, tre vite e më shumë që vërtiten dyerve të gjykatave, sepse patën guximin të protestonin kundër korrupsionit.
Këto ishin dy qëndrimet tona. E zvaritën sa e zvarritën amnistinë derisa një ditë të bukur thanë ejani të bëjmë amnistinë, sepse brenda kishin futur atë që në gjuhën popullore quhet “mishi i dhisë”. Amnisti me mish dhie do të thotë amnisti për të korruptuarit dhe jo për protestuesit kundër korrupsionit. Këtë bënë. Por nuk e bënin dotë pa disa vota nga ata që ulen në atë karrige me votat e opozitës. Me mundin, djersën dhe gjakun e demokratëve.”
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


