Basha takime me banorë dhe sipërmarrës në njësinë 11: Lagje më lagje për të dëgjuar problemet e tyre

4 Tetor 2023, 12:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha takime me banorë dhe sipërmarrës në njësinë
Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot me banorë dhe sipërmarrës në Njësinë Administrative 11 në Tiranë.

"Në Shqipëri, rreth 44% e popullsisë është në kufinjt e varfërisë, përqindja më e lartë në BE dhe në rajon.
Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë ku shumica e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje", - u shpreh Basha.

Sipas kreut të PD, biznesi i vogël po dëmtohet nga rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse. Konkurrenca e pandershme e bizneseve që mbështeten nga qeveria po i falimenton bizneset e vogla, por edhe të mëdha.

"Politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët.

Lagje më lagje, derë më derë, pranë njerëzve, për të dëgjuar ata e për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet e tyre të vloga e të mëdha.

Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve", - u shpreh Basha gjatë takimeve me qytetarë e sipërmarrës.

Basha takime me banorë dhe sipërmarrës në njësinë

Basha takime me banorë dhe sipërmarrës në njësinë

Basha takime me banorë dhe sipërmarrës në njësinë

Basha takime me banorë dhe sipërmarrës në njësinë

Po ndodh...

ide