Bashkia Elbasan/ KAS merr vendimin: Do rinumërohen vetëm 3 qendra votimi

1 Qershor 2023, 15:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Bashkia Elbasan/ KAS merr vendimin: Do rinumërohen vetëm 3 qendra

KAS ka vendosur rinumërimin e votave për kryebashkiak në Elbasan vetëm në 3 prej QV-ve ku raportohet të ketë patur shkelje gjatë procesit të votimit.

Ditën e sotme në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u mbajt seanca e ankimimit të koalicionit Berisha-Meta për votimin elektronik në bashkinë e Elbasanit dhe rezultatit që nxorri fitues kandidatin e PS, Gledian Llatja. ‘Bashkë Fitojmë’ kërkojnë ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ parashtruan pretendimet që sipas tyre janë shkelje të regjistruara gjatë procesit të votimit elektronik. Sipas pretendimit të tyre ka një mospërputhje të votave të kandidatëve për kryetarë bashkie në total dhe atyre të këshilltarëve bashkiakë në total.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128