BE duhet të ndajë mendjen”, Rama: Evropa duhet të mendojë në dy drejtime

16 Shkurt 2025, 12:32 / POLITIKË ALFA PRESS

BE duhet të ndajë mendjen”, Rama:  Evropa duhet të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa mori pjesë në një panel me temë “Zgjerimi i BE”, u shpreh se Evropa duhet të lëvizë me shpejtësi në dy drejtime kryesore, të forcohet në ushtri dhe në fushën e ekonomisë.

Edi Rama: BE duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh, Sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimi kundrejt nesh dhe ritmit të përafrimit për Ballkanit Perëndimor.

Ajo që po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë e shumë pak.

Mund të flasim gjithë ditën për procesin e bazuar në meritë por ka ardhur koha të bëhet nga ndarje e qartë, procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për votën në KE.

Bazuar në meritë nuk mund t ë nënkuptojë sjelljen e vendeve të BE për tregun e përbashkët.


Mendoj që kjo mund të përshpejtohet e mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjesë e Europës që nuk është në BE, shumë më pranë.

Nëse mendojmë për kontinentin pa Rusinë, jemi 700 milionë, një treg i jashtëzakonshëm.