Berisha akuza të forta nga Strasburgu: Ambasadori amerikan ndihmoi Ramën në instalimin e narkoshtetit!

7 Prill 2025, 20:47 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha akuza të forta nga Strasburgu: Ambasadori amerikan ndihmoi

Sali Berisha i cili ndodhet në Strasburg, pasditen e kësaj të hëne ka marrë pjesë në një mbledhje me grupin konservator në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku gjatë fjalës së tij ka hedhur akuza të forta ndaj SHBA. Ai ka deklaruar se ambasadori amerikan, (Donald Lu), e ka ndihmuar Edi Ramën që të instalojë narko-shtetin në Shqipëri.

Gjatë denoncimeve të tij, Berisha sulmoi edhe drejtësinë dhe burgosjet politike. Sipas Berishës, Rama synon mandatin e katërt dhe për këtë qëllim ka burgosur tre lidera të opozitës, duke iu referuar arrestit me burg ndaj Ilir Metës, arrestit në shtëpi ndaj tij dhe hetimet ndaj Mediut. Po ashtu, Berisha i ka konsideruar si burgosje me qëllime politike edhe arrestimin e Ervin Salianjit dhe Fredi Belerit.

Sali Berisha: Dua të ju falënderoj nga zemra ime për këtë nder të madh që më keni bërë, të ju prezantoj në këtë seancë, situatën aktuale në Shqipëri. Kam qenë këtu më shumë se në çdo institucion tjetër. Kam ardhur si presidenti i vendit. Kam ardhur si lideri i opozitës, për 8 vite me radhë. Kam ardhur si kryeministër. Por sot pothuajse në 30 vite pas anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, fatkeqësisht vendi im është i pari dhe i vetmi shtet narkodikatur në Shqipëri.

Shqipëria në këtë 30 vjetor është një vend i cili para zgjedhjeve, kryeministri synon mandatin e 4-të, duke arrestuar tre liderët kryesorë të opozitës shqiptare. Më arrestoi mua për 330 ditë pa asnjë fakt penale. Ata më akuzuan për korrupsion pasiv dhe për një faturë për një javë pushime për arsye shëndetësore. Dhëndëri im për 440 ditë ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për një pronë prej 110 metrash që i është lënë trashëgim nga gjyshërit e tij, çdo gjë e dokumentuar me dokumente zyrtare që i përket familjarëve të tij. Lideri tjetër i partisë së dytë opozita, ish-presidenti, ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, ndërsa po hynte në Tiranë u arrestua në mënyrë brutale, duke u tërhequr zvarrë nga makina dhe pa ju treguar dokumentet identifikuese. Edhe pse është person nën hetim, ai gjendet në burg, edhe pse nuk ka akuzë ndaj tij. Lideri i tretë i partisë tjetër opozitare është Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes gjatë kohës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dhe po gjykohet për një çështje që është mbyllur 15 vite më parë pa asnjë fakt konkret. Gjithashtu edhe Fredi Beleri, deputet i parlamentit Europian u fut në burg pasi, Edi Rama kërkonte të merrte mijëra metra katrorë tokë pranë detit. Gjithashtu Ervin Salianji, një tjetër deputet u arrestua sepse denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, pasi ishte dënuar në Itali, për arsye se drejtonte trafikun e drogës nga Vlora.

Tani nëse merreni në konsideratë popullsinë e Shqipërisë, vendi humbi edhe të drejtën e pafajësisë, kjo ka ndodhur me drejtësinë. Shqipëria është bërë një narkoshtet, i vetmi vend në Europë. Në 2015 Edi Rama e mbushi Shqipërinë me kanabis, dhe duke implikuar dhe policinë në mbjelljen e kanabisit. Rreth 12 miliardë euro u krijuan nga trafikantët e kanabisit dhe më pas këta u lidhën me trafikantët Amerikano-latin dhe tani janë shumë të fuqishëm me lidhjet e tyre në kartelet, si psh, ai i Sinaloas. Vetë Edi Rama është i lodhur me këto organizata.
Në zyrën e tij ka një këshilltar, i cili koordinon aktivitete e këtyre organizatave. Ai ka pritur në zyrën e tij, bosin shqiptar të Sinaloas dhe i ka dhënë leje për kazino dhe një hotel me 5 yje. Krimi i organizuar është shumë i famshëm dhe shumë i përfshirë në zgjedhje. Autoritet franceze, belge dhe holandeze kanë dorëzuar mijëra e mijëra faqe të mesazheve të krimit të organizuar, të marra nga telefonat e enkriptuar.
Komunikimi arrin deri tek Edi Rama dhe ministrat e tij. U zbulua se gjysma e komunikimeve ishin të lidhura dhe me dhunimin e zgjedhjeve dhe ne tani jemi në zgjedhjet elektorale.

Kryeministri është duke shpërndarë dhurata për pensionistët, duke u dhënë 100 euro për çdo person, për të siguruar votën e tyre.
Janë mbi 700 shqiptar. Është një vendim i qeverisë për të siguruar bonus pensionesh për votë. Por janë edhe dhjetëra e qindra miliona euro të kanabisit që janë përdor për të blerë vota, e gjithashtu edhe kërcënimi i mafias ndaj njerëzve që të votojnë për ta. Shqipëria është në një situatë të dëshpëruar. Nga 2014-2023, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë kanë lënë vendin duke ikur drejt zonës Shengen. Ekonomia dhe prodhimi industrial po bie. Eksportet si pasojë e eurove të narkotrafikut është zhvleftësuar me 35% dhe eksportet kanë rënë me 32% dhe mijëra shqiptarë po humbin vendet e tyre të punës.

Një kryeministër që Europa nuk e ka parë kurrë, që drejton një shtet si diktator dhe një narkodiktator. Ju nuk e kuptoni dot se çfarë ndodh, prandaj dhe unë jam këtu që të ju tregoj të vërtetat e të ju siguroj se njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër, përveç se të luftojnë narkodiktarorin. Jam i bindur se ai nuk do të ketë të ardhme. Narkoshteti nuk është i rrezikshëm vetëm për shtetet fqinje, por është i rrezikshëm për të gjithë kontinentin e Europës dhe ju falënderoj për vëmendjen tuaj.

Më tej, Berisha denoncoi edhe ambasadorin amerikan në Tiranë, që sipas lidertit demokrat e ka nidhmuar Edi Ramën në instalimin e shtetit narkotik. Kreu i PD-së ka folur edhe për lidhjet e Edi Ramës me miliarderin George Soros. Berisha tha se ai ka qenë gjithmonë konfrontues me Sorosin, duke përmendur planin e ndarjes së Kosovës. Lideri demokrat tha se sot Shqipëria është një republikë e George Soros.

Berisha u kërkoi aleatëve konservatorë në KiE që të dërgojnë një mision verifikimi, sepse sipas tij, do të dëgjojnë gjëra të pabesueshme.

Sali Berisha: Së pari, më vjen shumë keq t’i them publikut se të paktën Ambasadori Amerikan ka ndihmuar shumë Edi Ramën në instalimin e shtetit narkotik. Në vitin 2015, kur e gjithë Shqipëria ishte mbuluar me kanabis, ai shkoi dhe lavdëroi policinë, duke u thënë: ‘Ju përgëzoj për punën e jashtëzakonshme kundër kanabisit, kundër drogës.’ Unë shkova dhe e takova. I thashë: ‘Zotëri, kjo është mbështetje. Çfarë është ky teatër që po ndodh?’ Ai më tha: ‘Ne nuk shqetësohemi për drogërat e buta.’ Por unë i thashë: ‘Shikoni, këto drogëra të buta mund të kenë pasoja të tmerrshme për kombin tim. Kjo është krim, sepse kudo ka njerëz që ruajnë parcelat dhe bien pre e tundimeve.’ Dhe kjo është të paktën një shkelje e plotë.

Por Edi Rama ka qenë lideri më i mbrojtur, më i investuar nga George Soros. Dhe problemi im me miliarderin George Soros është i vjetër. Kam qenë shumë konfrontues me të. Prej vitesh kam kërkuar që të ndalohet veprimtaria e tij politike në Europë. Kam kërkuar që Parlamenti Europian t’ia ndalojë, sepse ai blen politikanë kudo, etj., etj. Ai ka një agjendë ekstreme të majtë. Ai e rikthen modelin e monizmit, duke marrë të gjitha OJQ-të dhe duke i vënë nën ombrellën e Partisë së vjetër Komuniste. Përplasja ime me të u bë më e madhe kur ai u përfshi në politikën e Ballkanit. Ai u bë faktori kryesor në politikën e jashtme për Ballkanin. Ai deshi ndarjen e Kosovës, një projekt i Millosheviçit, që më është sjellë përmes ndërmjetësve disa herë gjatë kohës që isha President i Republikës. Tani George Soros e vulosi dhe e firmosi projektin si të tijin. Sigurisht që unë e kundërshtova. Dhe ai ishte shumë i pakënaqur. Një ditë Edi Rama më tha në Parlament: ‘Sali, a e kalon dot Atlantikun?’ I thashë: ‘Po, e kaloj.’ Ai s’e di. ‘Ke marrë një mesazh,’ më tha. ‘S’kam marrë asnjë mesazh,’ i thashë. Por ai u tha njerëzve të tij që Saliu u sanksionua për konspiracion kundër politikës amerikane. Unë nuk kam konspiruar kurrë. Kam qenë gjithmonë publik. Por ata dështuan. Derisa ishte Sekretari Pompeo në detyrë, nuk dërguan asgjë. Sapo u largua Presidenti Trump nga pushteti, tre javë pas zgjedhjeve, unë u sanksionova për korrupsion dhe minimin e demokracisë nga një njeri që më kishte lavdëruar më shumë se kushdo tjetër për sukseset në luftën kundër korrupsionit kur ishte këshilltari kryesor i Joe Biden. Ky ishte Anthony Blinken, një njeri shumë i afërt me George Sorosin.

I shkrova një letër. I thashë: ‘Zoti Sekretar, sapo të gjeni një provë të vetme të korrupsionit tim, unë tërhiqem përgjithmonë nga politika. Por vendimin e morët mbi bazën e një lobimi të korruptuar nga Edi Rama dhe George Soros.’ Së treti, unë e padita atë në gjykatë, sepse ai plagosi dinjitetin tim dhe unë po mbroj dinjitetin tim dhe e kam paditur. Ata u zemëruan për këtë dhe tentuan, por dështuan. Unë vazhdova betejën time, dhe është një histori e gjatë. Nuk dua t’ju marr kohë, por ata kanë luajtur një rol shumë negativ. Kjo është përgjigjja ime për këtë. Sa për Sorosin, siç ju thashë më parë: nëse më pyesni çfarë është Shqipëria sot, Shqipëria është një republikë e George Soros. Po. Për ta ilustruar, zoti President, kryetari i Bashkisë së Tiranës është arrestuar për korrupsion. Para disa ditësh, disa javësh, i dha një udhëzim gruas së tij: ‘Mos shko në Ambasadën Amerikane, pushteti ka ndryshuar atje, prit derisa të vijë Alex dhe gjërat do të ndryshojnë.’ Ishte fjala për Alex Sorosin. Askush nuk ka reaguar, sepse pas kësaj beteje, Departamenti i Shtetit, nën drejtimin e Anthony Blinken, bëri gjithçka për të më izoluar dhe për të kontrolluar çdo kontakt timin, me partinë time. Kjo është e vërtetë. Prandaj njerëzit nuk ishin shumë të prirur të merren me këto çështje. Po, ju mund të na ndihmoni shumë. Mund të na ndihmoni. Së pari, dërgoni një mision verifikimi, sepse do të dëgjoni gjëra të pabesueshme. Dhe kur të prekni realitetin atje, atëherë mund të gjeni një mënyrë për të ndihmuar kombin tim, për të ndihmuar vendin tim të çlirohet nga kjo narkodiktaturë. Ne do të luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë, por na duhet edhe ndihma e njerëzve të lirë, kudo që janë. Dhe nga qeveritë europiane dhe miqtë tanë kudo. Faleminderit shumë./Alfapress.al

 

Po ndodh...