Berisha mbledh grupin e PD: Duhet të krijojmë komision hetimor për Portin e Durrësit

Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar ku po diskutohen një ndër çështjet më të debatuara së fundmi, ajo e projektit në Portin e Durrësit.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se duhet të krijohet komision hetimor për Portin e Durrësit.
“Si rregull i gjithë përqendrimi ynë duhet të ishte tek buxheti që përbën problemin më kryesor. Por kur konstaton se me një ligj super urgjence vidhen dy buxhete. Me shumë miliardë plaçkitje, vjedhje nga Edi Rama nga enturazhi i tij., më e madhe në historinë e vendit…Historia e vendit as e Europën nuk ka një qeveritar apo kryeministër të plaçkitëë apo përvetësojë tokën. Të shkulësh portin e Durrësit portin shekullor për të cilin është projekti investimet e çdo gjë, për të lartësuar në port 50 mijë tonëshave ka qenë shpallur dhe fitues kompania gjermane dhe të gjobisësh shqiptarët me 2 mld euro që kërkon ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano, sipas pronarit të Dubai City në Durrës Edi Rama kërkon që Portin ta shndërrojë një marinë për jahtin e tij, të familjarëve dhe ka faktuar se cilido do të ketë dyshimin më të vogël ti referohet pak se çfarë pësoi Porti i Bejrutit, është e njëjta skemë. E tërë historia e Shqipërisë nuk ka regjistruar një plaçkitje të tillë të një prone publike, vlera e të cilës është të paktën 3 miliardë euro. Historia e vendit, as e Europës, nuk ka në analet e veta një qeveritar apo kryeministër që të ketë lejuar vetes me sipërmarrjen e tij, të plaçkisë, të përvetësojë 1 milion metër katror truall i çmimit më të lartë. Një mori pallatesh buzë uji… Nga Çuçi bej, i apasionuar pas jahteve, Porti i Durrësit do ta ketë banor, merr gjithsej 2 % të xhiros, në një kohë kur përpunon sot rreth 4 mln ton mallra. Ai port i ofron Shqipërisë me pozicionin që ka 4 mln ton mallra. Dhe tani na bëhet porti i jahteve të Ramës, Olsit, Çuçit mos ta harrojmë”, tha më tej ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


