
Berisha shfaqet i tradhëtuar nga Rama: Deri para 3 ditësh më kërkoje të shkrinim SPAK, tani e po e përdor për veten!

4 Mars 2025, 14:31 / POLITIKË
Gjatë konferencës me mediet këtë të martë, Sali Berisha është shfaqur i tradhëtuar dhe i zhgënjyer nga Edi Rama për sa i përket qëndrimeve të kohëve të fundit të përbashkëta ndaj SPAK.
Sipas Berishës kryeministri deri para 3 ditësh i kërkonte votat për ta shkrirë së bashku SPAK-un në parlament, por tani po e përdorë vetë si kamzhik kundër të vetëve.
"Dje Edi Rama, pasi e paketoi Erion Veliajn, u tha mos guxoni ta mbroni se atje do të shkoni.
Çfarë ishte ajo deklaratë dje? A nuk tregoi se ai është në harmoni të plotë me Spakun?
Tre ditë më parë kërkonte votat e PD për ta shkrirë dhe për ta zhdukur, tani e përdor atë si kamxhik ndaj kandidatëve të tij", deklaroi i zhgënjyer Berisha./Alfapress.al

ide


Bllofi i Primareve me militantë!
Nga Alban Daci

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128