
Lapaj dhe Shabani bashkojnë forcat, "shpërthen” Dash Sula: Janë budallenj, edhe unë mund të shoh në ëndrra Monica Belluccin...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar bashkimin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe "Nismës Thurje", të drejtuara nga Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani, duke e cilësuar si një gabim politik, ndërsa i cilësoi ata vetë si “budallenj politikë”.
I ftuar në programin e drekës në, News24, Sula u shpreh se forcat e reja opozitare duhet të bashkohen me Partinë Demokratike për të pasur një ndikim real në skenën politike dhe për të sfiduar mazhorancën.
“Të qenit në opozitë kërkon mbështetjen e një force të madhe opozitare si PD. Nuk cenohet as dinjiteti, as integriteti brenda një kampi opozitar. Armiku i përbashkët është mazhoranca dhe të gjithë ne duhet të jemi të bashkuar,” – deklaroi Sula.
Duke ironizuar ambiciet e liderëve të rinj politikë, ai shtoi: “Edhe unë shoh në ëndërr Monica Belluccin, por nuk do të thotë ta kem të dashur. Në ëndrra ata mund të shohin veten si kryeministër, por nuk bëhesh dot.”
Sipas tij, fragmentimi i opozitës dëmton betejën kundër qeverisë dhe i fton këto forca politike të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre në raport me PD.
“Kanë bërë gabim për mua këta. Të isha i ri si këta të tjerët. Endrit Shabani…janë budallenj. Është budallallëk! Janë budallenj politikë! Të qenit në opozitë, çdo force e re ka nevojën e një mbështetjeje të një force të madhe opozitare, si është PD. Nuk cenohet as dinjiteti yt, as integriteti yt brenda një kampi opozitar. Ke mundësi të bësh opozitë brenda programit dhe idesë tënde politike. Armiku më i madh sot është mazhoranca dhe ndaj të gjithë ne pavarësisht ndarjeve duhet të bashkohemi në një kamp. Nëse ne nuk mbajmë fjalën nesër pasnesër, ti del nga qeverisja dhe i jep mundësinë opozitës. E mira për Shqipërinë është kjo. Nëse sheh interesin personal për t’u bërë deputet është gabimi më i madh”, u shpreh Sula.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128