“Situata është pozitive”, Tetova: E kemi studiuar Dinamon, Egnatia me objektiva të qarta

4 Mars 2025, 16:23 / SPORT ALFA PRESS

“Situata është pozitive”, Tetova: E kemi studiuar Dinamon,

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova doli në konferencë para ndeshjes ndaj Dinamos.

“Janë shumë pak orë, afërsisht 55 orë në prag të ndeshjes tjetër. Janë shumë pak, megjithatë ne do të mundohemi. Grupi ka qenë mirë, nuk ka pasur dëmtime. Janë 5 mungesat që vazhdojnë, rikthehet Lushkja, grupi është i përqëndruar te ndeshja e nesërme.

Është mini “Final Four”, do jetë ndeshje e kujdesshme, e mirëpërgatitur. Mendoj se Egnatia për vendin ku është mendon për 3 pikët.

Mendoj nuk është test për titullin kampion sepse është për t’u luajtur “Final Four” më mbrapa, janë dhe 9 ndeshje. Ka goxha ndeshje përpara, sigurisht është dozë drejt më së mirës, ngelet për t’u parë.

Nuk më shqetëson fare që Dinamo ka sulm që shënojnë lojtarët. Dhe ne kemi lojtarë, pothuajse e gjithë skuadra ka shënuar. Mendoj se është ndeshje për t’u shijuar nga njerëzit.

Nuk është se kemi pasur rikuperime. Lushkja është kthyer nga kartonët, por mungon Uotlai dhe Zejnullai ndaj numri i lojtarëve shkon prap në 5 mungesa.

Nuk ka ekipe të lehta, diferencat janë shumë të vogla në kampionatin shqiptar. Sigurisht pjesën tjetër, 1, 2 apo 3 ekipe e bëjnë me lojë. Nuk është se ka diferenca shumë të mëdhaja, nëse mundohesh të vendosësh shpirtin në lojë dhe sakrificën, bashkë si grup, mendoj se çdo kundërshtar bëhet i mundur, për të arritur 3 pikëshin.

Skënderbeu dhe Teuta kanë qenë goxha të forta sepse edhe lojtarët tonë, konsumimi ose mungesa e shumë lojtarëve, ka qenë në shumë ndeshje për të qenë të njëjtët.

Mendoj se çdo lojtar është i fokusuar në punën që bën. Nuk mendoj se ka ulje vigjilence apo motivimi sepse lojtarët për këtë pjesë janë në një ekip ose paguhen në ekip, për të qenë deri në fund të maratonës gati.

Nuk është më tabu. Egnatia është aty ku është, jo rastësisht, falë investimeve të zotit Demrozi, që ditë pas dite po shikohen, vizioni që ka për futbollin. Dhe nuk dua ta zgjas më tepër, ato tifozë i dhanë bukurinë, aq mjafton.

Mendoj se duhet të jenë të pranishëm, na kanë dhënë motivim shumë të mirë ndeshjen e kaluar. Pse jo të mos ketë vazhdimësi.

Janë vetëm dy ditë, shumë pak për logjikën e futbollit. Përderisa të gjithë skuadrat kanë rënë dakord, është çdo gjë ok. Malota, Aleksi dhe Ndreca janë mungesa prej dëmtimeve. Zejnullai dhe Uotlai janë prej kartonëve. Rikthehet vetëm Lushkja. Përgatitja e ndeshjes nesërme do i takojë lojtarëve që janë të gatshëm.

Nuk i druhemi Dinamos. Ka akoma 9 ndeshje, kjo është ndeshje radhe. Askush nuk do e ketë të lehtë përballë nesh”,- tha ai.

 

Po ndodh...