Rekursi në Gjykatën e Lartë për vulën e PD/ Enkelejd Alibeaj dhe Rezart Kthupi tërheqin padinë në ndihmë të Berishës: Nuk kam më interes

4 Mars 2025, 15:39 / POLITIKË ALFA PRESS
Rekursi në Gjykatën e Lartë për vulën e PD/ Enkelejd

TIRANË- Enkelejd Alibeaj dhe Rezart Kthupi tërhiqen nga rekursi që kishin depozituar në Gjykatën e Lartë për vulën e PD, duke përfaqësuar Lulzim Bashën, duke i dhënë një ndihmë të madhe Sali Berishës në mënyrë të hapur. Report Tv, ka siguruar ekskluzivisht kërkesën e Kthupit për t'u tërhequr, depozituar në Gjykatën e Lartë.

Sipas kërkesës, thelbi është te mungesa e interesit te ligjshem per shkak te regjistrimit si parti politike dhe koalicion ne zgjedhje. Kujtojmë se Alibeaj dhe grupi i tij u nda nga Basha dhe Euroatlantikët me justifikimin, se beteja kundër Berishës nuk nëhej aq sa duhej!

"Nga ajo kohë e më pas, kanë ndodhur disa ndryshime në pozicionim partiak. Unë tashmë nuk përfaqësoj dhe nuk jam pjesë e grupimit politik e quajtur Partia Demokratike. Nuk mbaj asnjë post, e asnjë tagër përfaqësimi. Për më shumë, tashmë jam i angazhuar në një tjetër subjekt politik, tërësisht të dallueshëm e të ndryshëm nga subjekti i mësipërm. Është fakt publik tashmë, por edhe po ju vë në dijeni, se kanë ndodhur edhe disa akte juridike dhe politike të rëndësishme, sic është p.sh. regjistrimi pranë KQZ i subjektit politik ku unë bëj pjesë, si subjekt garues në zgjedhjet e pritshme të 2025, madje edhe në kuadër të një koalicioni politi. Nën dritën e këtyre fakteve juridike, është shuar interesi i ligjshëm në vazhdimin e këtij procesi gjyqësor si kusht themelor mbi të cilin ngrihet e vazhdon një proces i tillë. Përvec kësaj, sqaroj, se interesi i ligjshëm bazohej dikur edhe në pozicionimin politik të dikurshëm, i cili sic shpjegova më lart tashmë nuk ekziston më. Duke qenë se konsideratat e pozicioneve politike janë të rëndësishme sidomos tani nën dritën zhvillimeve politike dhe elektorale, më imponon të qartësoj se mungesa e interesit të ligjshëm dhe atij politik në raport me subjektin politik PD, më pengon ligjerisht, dhe në rrafshin etiko-elektoral të përfaqësoj e të shtyj përpara një proces gjyqësor të tillë nga i cili nuk tërheq asnjë të drejtë apo detyrim. Për më shumë me subjektin politik në fjalë, nuk më lidh asnjë raport politik e aq më pak juridik, madje e konsideroj një subjekt politik me interesa politiko elektorale tërësisht të ndryshme dhe pa asnjë interferim me subjektin politik në të cilin kam aderuar tani e në vazhdim", thotë Kthupi në kërkesë. 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin

Po ndodh...