Bushati për Argita Malltezin në politikë: Do të ishte goditje për Rithemelimin

6 Qershor 2024, 22:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Bushati për Argita Malltezin në politikë: Do të ishte
Andi Bushati ka dalë kundër idesë së Argita Malltezit në krye të Rithemelimit, pasi sipas tij, do të ishte një recetë shumë e keqe për opozitën, sepse është zgjidhje për interesat e familjes Berisha dhe jo për interesat e opozitës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” Bushati tha se nëse Malltezi e trashëgon partinë nga babai i saj Berisha, Rithemelimi do të rrudhet.

Është fakt konkret që Argita po merr përmasë, është shumë aktive. Kemi një ndryshim, familja e Berishës, mund të ketë bërë ndonjë gjë nën tavolinë më parë, por nuk ka dalë aktor i dorës së parë. Këtu kemi ndryshim kursi.

Them që nëse Berisha e vendos, ia imponon PD-së së mbetur Argitën. I imponoi Lul Bashën që nuk merrte asnjë votë pa Saliun. Me vajzën e vet e ka më kollaj,

Berisha do të zgjedhë një pasardhës për t’i shërbyer familjes të tij, apo për PD-në? Nëse e bën familjare, e zgjedh por e tkurr PD-në si “Lëkura e shagrenit”. Do ti mbajë militantët por do të zvogëlohet shumë.

Politikanët kryesorë, nuk kanë besimin e publikut. Opozita duhet të japë shembullin e kundërt. Po të trashëgojmë benefitet e politikës, është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Ramës”, tha Bushati.

 

Po ndodh...