Shehi: Parlamenti s’mund të jetë peng i 10 vetëve që veshin nga një bluzë, ja si tronditet Qeveria

Dashamir Shehi, kreu i LZHK, tha në emisionin ‘Open” në News24 se protestat mund të merren në konsideratë jo me 300 vetë, por nëse do të dilnin 100 mijë njerëz.
Shehi tha se problemi i madh është jo se ka grupe kriminale, por këtu ka nisur kriminalizimi i shoqërisë, i një pjese të madhe të saj.
Deputeti i opozitës u shpreh se ajo mbjellja e kanabisit edhe nga fshatari i thjeshtë këtë bëri, kriminalizimin e shoqërisë.
“Parlamenti mendoj se është rruga më e mirë, pasi janë 50 opozitarë, sikundër 5 minuta të flasë secili, ja ku do bëjmë opozitën.
Nëse Edi Rama kontrollon mediat, paska kapur gjithçka, atëherë çfarë na mbetet ne, vetëm ajo salla e Kuvendit. Ndaj them se nuk mund të mbetet Parlamenti pengu i 10 vetëve që vishen me bluza, që janë më zhurmaxhinjtë apo më të fortët.
Ne duhet të denoncojmë të keqen, të bëjmë betejë për ligjin. Nëse zhvlerësojmë edhe Kuvendin atëherë çfarë do të bëjmë? Do të shtojmë ca numra në atë protestën e rradhës”, tha Shehi.
Sipas tij, në 10 vitet e fundit, opozita ka munguar në Kuvend rreth 4 vjet dhe çfarë bëmë?
“A e ndaluam dot Edi Ramën? Jo. Nuk mund të zëvendësohet Kuvendi me një demostratë me 300 vetë. Demostratë që trondit Qeverinë është kur gjysma e bizneseve të Tiranës të mbyllin dyert dhe të dalin të protestojnë. Nuk mund të zhvlerësojmë demonstratat, çfarë ndodh, shkohet aty shtyhen me policët”, tha Shehi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

