Demokracia në krizë?/ Gazetari Mentor Kikia:Votuesit ndjekin verbërisht logon dhe liderin!

23 Janar 2025, 00:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Demokracia në krizë?/ Gazetari Mentor Kikia:Votuesit ndjekin

Gazetari Mentor Kikia ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku foli rreth sondazheve të bëra ku duket se qytetarët vlerësojnë se emri i partisë ka ndikimin të madh në zgjedhjen që ata do bëjnë në kutinë e votimit.

Sipas Kikisë shumica shkojnë pas logos dhe emrit të liderit të partisë e jo pas programit të partive politike ndaj ai e shikon këtë si një tregues shqetësues për demokracinë.“Pyetja kë të zgjedh mundon pjesën më të madhe të shoqërisë përveç asaj kategoria e cila voton politikisht në mënyrë të verbër dhe nuk ka nevojë fare të dijë as kush është kandidati, as çfarë premtimesh, as çfarë programi. Ata që janë votues të PS-së tradicionalisht do jenë te kutia e votimit që në orën 7 të mëngjesit për të votuar partinë e tyre.

Ata të Partisë Demokratike, të Partisë Socialiste e kështu me radhë. Në pjesën dërrmuese qytetarët nuk janë të drejtuar nga programi apo nga ajo çfarë partitë tentojnë të bëjnë për shëndetësinë, për arsimin. Nuk shkojmë dot të dëgjojmë e ti kërkojmë llogari kandidatit të partisë se çfarë bëri për ato që premtoi e çdo bëj në katër vite, por jemi fanatikë të logos së partisë dhe të liderit të partisë. Për mua treguesit janë vërtetë shqetësues për kulturën e demokracisë”,-tha Kikia.

 

Po ndodh...