“Derë më derë, pranë njerëzve”/ Basha tur në Shkodër: Të fuqizojmë qytetarët, t’ju shërbejnë atyre

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka kaluar edhe natën në qytetin e Shkodrës, pasi këtë mëngjes ai është shfaqur sërish në qytetin verior, në rrugën Bujar Bishanaku duke u takuar me banorë dhe biznese të vogla përgjatë saj.
Duket se këto 2 ditë në Shkodër kanë qenë me një agjendë tepër të ngjeshur për kryetarin Basha, të cilat ai i ka ndarë në kohë reale me ndjekësit e tij edhe në faqen e Facebook.

“Lagje më lagje, derë më derë, pranë njerëzve, për të dëgjuar ata e për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet e tyre të vogla e të mëdha. Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve. Pasiguria ekonomike dhe kërcënimi i përditshëm i rendit nga krimi, e bëjnë përherë e më të vështirë jetesën e shkodranëve dhe qytetarëve anembanë vendit. Prandaj është e domosdoshme zhbërja e këtij modeli të dështuar qeverisës. Ky ndryshim do të vij përmes një bashkimi të vërtetë e të sinqertë te gjithë faktorëve shoqërore që kërkojnë fuqizimin e qytetarëve dhe forcimin e llogaridhënies te pushtetareve. Kështu nis ndryshimi i vërtetë, kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare”, shkruan Basha këtë paradite, duke e shoqëruar postimin me një album fotografik nga takimet gjate kësaj ecje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
