
Dhuroi 8 mandate të sigurta për aleatët, Berisha: I meritojnë, përfaqësojnë 1/3 e elektoratit


Sali Berisha ka mbrojtur vendimin e tij për të “dhuruar” 8 mandate deputetësh për partitë aleate, të cilat do të jenë pjesë e koalicionit të madh në zgjedhjet e 11 majit ku përfshihen plot 27 subjekte.
Sipas kreu të Partisë Demokratike këto 26 parti përfaqësojnë një të tretën e elektoratit shqiptar.
“Një koalicion shumë i mirë u bë, natyrisht në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar.
Pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të marra së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash.
Dhe unë u them se kjo është një fitore e vërtetë e aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Ndaj edhe e përshëndes sot dhe garantoj se është në përputhje me statutin e partisë.
Sikundër, përcaktimet statusore për kuotat e vajzave dhe grave në listat e mbyllura dhe të hapura dhe për kuotat e të rinjve në të dy palët e listave, janë eprore ndaj gjithçkaje tjetër për listat e PD-së.
Askush të mos mendojë se ne nuk i qëndrojmë ligjeve të Kushtetutës sonë, statutit tonë”, përfundoi Berisha.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128