“Do përgjigjen një më një”/ Kërcënon Noka: Dhunimi i Gjekmarkajt akt i paprecedent, është koha dhe radha jonë

Deputeti i PD-së Flamur Noka, në protestën e Partisë Demokratike deklaroi se ata që japin urdhra për të dhunuar deputetët dhe qytetarët do të përgjigjen një më një.
Noka theksoi se dhunimi i Agron Gjekmarkajt është akt i paprecedent. Ai deklaroi se tashmë është koha e opozitës dhe kushdo që është përlyer në skena dhune e të tjera, do përgjigjet.
Flamur Noka: Ju bëj thirrje policëve që të mos bien pre e urdhrave antiligjorë. Ju nuk jeni për të dhunuar opozitën, por për të kapur kriminelët, që ndajnë para droge e krimi me urdhëruesit tuaj. Hiqni dorë nga të qenit mercenar. I bëj thirrje narko-kryeministrit, narko-ministrit dhe narko-drejtorit që të ndalin dhunën. Do përgjigjet ai që ka dhunuar Agron Gjekmarkajn.
Do përgjigjen një më një të gjithë. Është koha jonë, është radha jonë. Koha e tradhtarëve po merr fund. Gjekmarkaj është dhunuar në mënyrë barbare nga narko-policia, ai po shkon në spital. Ky është një akt i paprecedent, nënkryetari i PD dhunohet e dërgohet në spital. Do e paguajnë, po vjen radha jonë. Do e paguajnë një më një, ne po regjistrojmë çdo emër që urdhëron e zbaton.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



