Dogjani: Diplomatët shohin djegien e karrigeve, por jo Ramën që ka djegur Shqipërinë

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani reagoi pas deklaratave të ndërkombëtarëve për djegien e karrigeve para parlamentit.
Ai ironizoi diplomatët kur tha se ata shohin karriget, por nuk shohin që Rama ka djegur Shqipërinë.
Dogjani tha se i mirëkupton diplomatët në deklaratat që japin sepse janë diplomatë dhe për shkak të pozicionit që kanë.
Por ai shtoi se janë të pakënaqur për faktin që diplomatët shohin djegien e 5 karrigeve para parlamentit ndërkohë nuk shohin që Edi Rama ka djegur Shqipërinë.
“Edi Rama i ka vu flakën Shqipërisë dhe për shkak të këtij zjarri 1 milionë e gjysëm shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.
E drejta për të protestuar është një nga të drejtat themelore të njeriut.
Në Europë në vendet e këtyre ambasadorëve, është djeg Franca është djeg disa herë Greqia për shkak të protestave që protestojnë qytetarët për të drejtat e tyre.
Në Shqipëri nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Në Shqipëri, Ervin Salianji arrestohet dhe dënohet pa prova”, tha Dogjani në një emision televiziv.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
Irani sot: Kriza e një shteti ideologjik dhe fundi i frikës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
