
Drejtësia/ Manja replikë me Tabakun: Lëreni SPAK të bëjë detyrën, ministra dhe ish- ministra po hetohen

Reforma në Drejtësi ka sjellë debate mes Deputetes së PD, Jorida Tabaku dhe Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ky i fundit i është përgjigjur Tabakut lidhur me atë se çfarë po bëhët me drejtësinë në vend. Sipas Manjës SPAK është duke bërë detyrën dhe se sot ka ministra e ish- ministra që po përgjigjen para drejtësisë .
"Shumë shkurt një përgjigje që duhet t’i shërbejë kësaj salle dhe kolegëve. Kolegia Tabaku pyeti pse e bëmë reformën në drejtësi dhe ku është drejtësia sot. E para, e bëmë që në këtë sallë të mos flitet më për drejtësinë, që politika të rrijë larg politikës, sepse deri dje ishte në këmbët e politikës dhe u desh vullneti i kësaj shumice që ajo të jetë e pavarur, s’ke pse e bën këtë pyetje në këtë sallë. E dyta, drejtësia sot po bën detyrën dhe nëse keni raste konkrete ku është ndërhyrë hapur tek drejtësia, është mirë t’ua thoni shqiptarëve në këtë sallë. Ndryshimi jonë me ju në raport me drejtësinë edhe si dita me natën.
Sot ke ministra e ish ministra që po përgjigjen para drejtësisë dhe ka qenë kjo maxhorancë që ka inkurajuar drejtësinë që të hetojë për këdo. Nuk mund t’i thuhet drejtësisë pse nuk bën këtë e atë, dil këtu dhe thuaj kush është personi dhe çështja konkrete që ka bërë këtë gjë e nuk po hetohet. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. SPAK është duke bërë detyrën, hetimi nuk mbaron brenda ditës, ka rregullat e veta, duroni pritni hetimin" tha Manja.
-
Tragjedia e Potamit/ Duma: Qeveria nuk jep llogari
22 Shtator, 12:02 -
-
ide


Edhe populizmin e fusim në krizë!

Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128