Tragjedia e Potamit/ Duma: Qeveria nuk jep llogari

22 Shtator 2022, 12:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Tragjedia e Potamit/ Duma: Qeveria nuk jep llogari

Deputetja e PD, Grida Duma nga foltorja e Kuvendit, ka folur këtë të enjte për sigurinë e plazheve në vend, ku solli në kujtesë tragjedinë e rëndë në Himarë në muajin gusht.

Sipas Dumës i dënuari për këtë tragjedi është thjeshtë pasoja, ndërkohë që fatkeqësitë ndodhin çdo ditë për shkak të arrogancës së pushtetit.

Nuk ka jetë detare në Shqipëri, kudo që janë brigjet, ka një mur betoni në rënë dhe një det si shkretëtirë. Merrni bregdetin e Durrësit po të doni.

Shkojmë te siguria detare, si ndiheni ju kur një 7 vjeçare në Potam humb jetën se s’ka qeveri as mbi bregun dhe ende sot ky parlament nuk ka mbajtur 1 minutë heshtje, dhe thoni reforma në drejtësi.

I dënuar nuk duhet të jetë ai se ai është pasoja, i një koke arrogance pushteti që i thur lavde duke bërë atë nuk i them dot me tonin që duhet të them se ndjej personalisht një lloj fajësie se jemi prindër dhe e dimë ca do të thotë ajo tragjedi.

Sa herë flisni për reformën në Drejtësi, për sigurinë, ju që qeverisni me pinjollët e Bllokut? Që keni ministra të brendshëm që kanë qenë prokuror në komunizëm? Ju na thoni ne?

S’ka nevojë të shpikë njeri rrotën këtu… edhe me Brukselin duhet të ndjekim direktivat, edhe me drejtësinë, që në të gjitha progres raportet del e para si pikë që thotë KE se reforma në drejtësi po ecën ngadalë, dmth e keni keq, se gjuha diplomatike kjo është në fakt.

Nuk keni dhënë llogari asnjë ditë. Gjuha juaj është një recitim të realizmit socialist"- tha Duma.

 

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128