
Lirimi nga arresti/ Pas kërkesës së avokatëve për të ndryshuar gjyqtarët, Gjykata e Lartë shtyn seancën për Berishën dhe dhëndrin e tij

Gjykata e Lartë ka shtyrë për më 16 korrik seancën gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndri të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me hetimet për çështjen ‘Partizani’.
Mësohet se Berisha edhe dhëndëri i tij kanë kërkuar dorëheqjen nga gjykimi të tre gjyqtarëve, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Kujtojmë se në Gjykatën e Lartë sot (9 korrik) pritej të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij për ndryshim të masës së sigurisë.
Berisha dhe Malltezi ndodhen prej muajsh në arrest shtëpie, pasi po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ata ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa çdo kërkesë e tyre për ndryshim të masës së sigurisë është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së.

Për paranojën dhe alibinë: "SPAK-u i partisë na e ka fajin"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128