
Evi Kokalari: McGonigal ka punuar dhe është paguar vetëm kundër Bashës, klani i Berishës të përmbahet...

Aktivistja Evi Kokalari është shprehur në statusin e publikuar në llogarinë e saj në Facebook se ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal është marrë vetëm me dosjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Nisur nga kjo Kokalari iu bën thirrje klanit të Sali Berishës të cilët pretendojnë se McGonigal ka lobuar që ish-kryeministri të shpallet nongrata nga SHBA, të vetëpërmbahen, ta mbledhin veten e të artikullojë për kë opozitë bëhet fjalë.
Kokalari e mbyll statusin e saj duke u shprehur se pranimi i fajit nga McGonigal tregon qartë se Edi Rama ka korruptuar një punonjës të administratës amerikane për të luftuar kundërshtarin e tij politik, duke shtuar:
'Kjo është bazë mjaft e fortë që DASH mund ta përdorë për ta sanksionuar Ramën siç bëri me Berishën'
Statusi i plotë i Evi Kokalarit:
McGonigal është marrë vetëm me dosjen e Bashës, për këtë është paguar dhe këtë ka realizuar për Ramën, i cili fare mirë mund ta ketë përdorur kundër Bashes dhe në zgjedhjet e 2021!
Si e tillë, klani i Berishës bën mirë të përmbahet dhe ta mbledhë veten e të artikulllojë për kë opozitë bëhet fjalë.
Pranimi i fajit nga McGonigal tregon qartë që Edi Rama ka korruptuar një punonjës të administrates Amerikane për te luftuar kundershtarin e tij politik, si e tillë ka cënuar në mënyrë direkte demokracinë Amerikane. Kjo është bazë mjaft e fortë që DASH mund ta përdorë për ta sanksionuar Ramën siç bëri me Berishën
ide


Edhe populizmin e fusim në krizë!

Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128